Produktet tona

500ml ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Shijoni ujin tuaj të preferuar në formatin më praktik. Ju mund ta merrni atë me vete kudo që shkoni gjatë gjithë ditës sepse të jesh i hidratuar është gjithmonë mirë.

1.5L ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Ky format është i përshtatshëm për tu perdorur kryesisht në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta merrni me vete në një piknik apo udhëtim, sepse hidratimi është gjithmonë i mirë për trupin tuaj.

2L ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Ky format është i përshtatshëm për tu perdorur kryesisht në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta merrni me vete në një piknik apo udhëtim, sepse hidratimi është gjithmonë i mirë për trupin tuaj.

5L ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Është një nga formatet tona më popullore pasi është shumë i lehtë për tu transportuar dhe me kosto mjaft të lirë. Ju mund ta përdorni atë për shumë funksione ndër të cilat edhe për të gatuar.

750ml ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Një format në shishe qelqi Premium kryesisht për industrinë e shërbimit, Restorante dhe Bare. Ky paketim është gjithashtu shumë miqësor me ambientin pasi shishet janë 100% të riciklueshme.

Dukat 19 Litra

1. Linja e mbushjes

Linja e mbushjes është totalisht automatike, me 3 procese larje (larje-dezinfektim-shplarje) dhe në fund vendosjen e tapës. Kjo bën që shishet të kenë higjenë maksimale dhe 0 shanse për gabime njerëzore në mbushje.

2. Aparatet

Aparatet tona janë të standartit më të lartë për 3 arsye: depozita e ujit të ftohtë brenda aparatit është inoks; mban 4 litër ujë të ftohte brenda saj; aparati jonë bën edhe nxehjen e ujit.

3. Distribucioni

Distribucioni për ujin 19 Litër është i dedikuar vetëm për këtë format. Kjo për ti ndenjur sa më pranë bizneseve të cilët e përdorin.